Luajtja e programit të regjistruar

Shtypni dhe hapni Smart Hub. Zgjidhni TV e regjist. në pjesën e poshtme të ekranit Guida inteligjente ose Foto, video dhe muzikë. Zgjidhni pajisjen e jashtme ruajtëse që përmban programet e regjistruara për të shfaqur listën e

regjistrimeve të disponueshme. Provo tani

Zgjidhni një program nga lista ose shtypni për të luajtur programin e zgjedhur. Përdorni telekomandën ose butonat e komandimit në ekran kur luani skedarët. Shtypni bllokun e prekjes ose TOOLS për të shfaqur butonat e komandimit në ekran. Shtypni RETURN për t'i fshehur.

Për të dalë, zgjidhni butonin në panelin e telekomandës virtuale ose në telekomandën e zakonshme ose shtypni butonin RETURN.

Ndryshimi i modalitetit të shikimit

Zgjidhni Pamje në pjesën e sipërme të listës dhe zgjidhni modalitetin e shikimit. Kjo listë do të renditet sipas modalitetit përkatës të zgjedhur të shikimit.

Shikim i filtruar

Zgjidhni Filtri në pjesën e sipërme të listës dhe zgjidhni një filtër. Do të renditen vetëm programet e regjistruara që i përkasin filtrit të zgjedhur.

Krijimi i listës së luajtjes

Nga lista Opsionet në krye të ekranit zgjidhni Luaj të zgjedh.. Zgjidhni programet që dëshironi të luani dhe më pas zgjidhni Luaj. Mund të krijoni listë luajtjeje. Sidoqoftë, nëse lista është në modalitetin Pamja e skedarëve, mund të zgjidhen vetëm regjistrimet brenda së njëjtës dosje. Për të shtuar në listën e luajtjes programe nga dosje të tjera, ndryshoni modalitetin e shikimit.

Bllokimi/Zhbllokimi i regjistrimit

Nga lista Opsionet në krye të ekranit zgjidhni Bllok. Zgjidhni programet që dëshironi të bllokoni dhe më pas zgjidhni Bllok. Kjo bllokon të gjitha programet e zgjedhura.

Për të zhbllokuar një program, shkoni te lista Opsionet në pjesën e sipërme të ekranit dhe zgjidhni Zhblloko. Zgjidhni programet që dëshironi të zhbllokoni dhe zgjidhni Zhblloko. Kjo zhbllokon të gjitha programet e zgjedhura.