ARC (Kanali i kthimit të audios)

Ky televizor mbështet funksionet 3D dhe ARC (kanal kthimi të audios) nëpërmjet kablloje HDMI. ARC-ja mundëson daljen e audios dixhitale me anë të kabllos HDMI. Sidoqoftë, ARC-ja disponohet vetëm nëpërmjet folesë HDMI (ARC) dhe vetëm kur televizori është i lidhur me marrës AV të aktivizuar nga ARC-ja. Lidhni kabllon HDMI me folenë HDMI (ARC) të televizorit dhe me folenë e daljes HDMI të pajisjes.

Lidhja me kufjet

Referojuni diagramës dhe lidhni kufjet me folenë e daljes së kufjeve. Përdorni vetëm kufje me fishë të llojit TRS me 3 përçues. Volumi i kufjeve dhe volumi i televizorit rregullohen në mënyrë të pavarur nga njëri tjetri. Ndërkohë që kufjet janë të lidhura, altoparlantët e televizorit heshten dhe disa opsione Ting. çaktivizohen.

"" Ky opsion ofrohet vetëm në televizorët LED.