Masat paraprake për 3D

KUJDES

INFORMACION I RËNDËSISHËM SHËNDETI DHE SIGURIE NË LIDHJE ME PAMJET 3D. LEXONI UDHËZIMET E MËPOSHTME PËRPARA SE JU OSE FËMIJA JUAJ TË PËRDORË FUNKSIONIN 3D.

●● Të rriturit duhet t'i kontrollojnë shpesh fëmijët që përdorin funksionin 3D. Nëse ka ankesa për lodhje të syve, dhimbje koke, marrje mendsh ose të përziera, ndalojeni fëmijën të shikojë televizor 3D dhe sigurohuni që të pushojë.

●● Mos i përdorni syzet 3D për qëllime të tjera, si p.sh. syze të zakonshme, syze dielli, syze mbrojtëse etj.

●● Disa shikues mund të kenë shqetësime gjatë shikimit të televizorit 3D, si marrje mendsh, të përziera dhe dhimbje koke. Nëse keni ndonjë prej këtyre simptomave, ndërpriteni shikimin e televizorit në 3D, hiqini syzet 3D dhe pushoni për pak kohë.

●● Shikimi i filmave 3D për periudha të gjata kohe mund të shkaktojë lodhje të syve. Nëse keni lodhje të syve, ndërpriteni shikimin e televizorit në 3D, hiqni syzet 3D dhe pushoni për pak kohë.

●● Mos e përdorni funksionin 3D ose syzet 3D kur ecni ose lëvizni përreth. Përdorimi i funksionit 3D ose i syzeve 3D Active gjatë lëvizjes përreth mund të sjellë lëndime për shkak të përplasjes me objekte, pengimit dhe/ose rrëzimit.