Goditja e lehtë

Goditni lehtë mbi bllokun e prekjes në drejtimin e dëshiruar. Kjo lëviz fokusin ose ekranin sipas drejtimit dhe shpejtësisë së goditjes së lehtë.

Shtypja dhe mbajtja

Për të shfaqur Lista K në ekran shtypni dhe mbani bllokun e prekjes ndërkohë që shikoni televizor. Për më tepër, për të hapur veçoritë e fshehura të aplikacioneve mund të prekni dhe të mbani bllokun e prekjes për 2 sekonda ose më shumë ndërkohë që aplikacioni po ekzekutohet. (Nuk disponohet me të gjitha aplikacionet.)

Shtypja dhe tërheqja

Shtypni mbi bllokun e prekjes, tërhiqni dhe lëshoni. Kjo lëviz objektin e zgjedhur të faqes, i cili gjendet në atë faqe, ose vendndodhjen tuaj aktuale në hartë.