Shikimi i e-Manual

Manuali elektronik i integruar përmban informacion rreth veçorive kyçe të televizorit.

Ky televizor ka udhëzues të integruar përdorimi. Përdorni një nga metodat e mëposhtme për ta lexuar atë:

●● Hapni menynë Mbështet dhe zgjidhni e-Manual (Zgjidhja e problemeve).

●● Shtypni butonin E-MANUALnë telekomandën standarde.

●● Shtypni butonin MORE në Smart Touch Control për t'i shfaqur butonat e kontrollit në ekran. Goditni lehtë bllokun e prekjes derisa të shfaqet e-Manualdhe zgjidheni atë.

"" Fjalët në ngjyrë blu i referohen opsioneve të menysë së ekranit dhe fjalët në ngjyrë të kaltër i referohen butonave të telekomandës.

"" Versioni i printueshëm i këtij udhëzuesi disponohet edhe në www.samsung.com/support.

Lëvizja në faqe

Për të lëvizur në faqe, përdorni një nga mënyrat e mëposhtme:

●● Shtypni butonin ose në shiritin e lëvizjes në anën e djathtë të ekranit.

●● Tërhiqni ose lëvizni gishtin shpejt lart ose poshtë në vijën përgjatë anës së majtë ose të djathtë të bllokut të prekjes. Kjo mënyrë nuk disponohet për seritë LED 4500 - 6300.

●●

Vendosni fokusin në butonin

ose

në anën e djathtë të ekranit, tërhiqni ose lëvizni gishtin shpejt lart ose

 

poshtë në bllokun e prekjes.

 

 

Për serinë LED 4500 - 6300

 

 

●●

Vendosni fokusin në butonin

ose

në anën e djathtë të ekranit, shtypni butonin me shigjetë lart ose

 

poshtë në telekomandë.

 

 

Përdorimi i ikonave të sipërme

Përdorni ikonat Pas, Përpara dhe Faqe e hapur në pjesën e sipërme majtas të ekranit për të lëvizur nëpër faqe. Këto ikona disponohen kur kalohen dy ose më shumë faqe.

Kthimi te Faqja kryesore

Për t'u kthyer në faqen kryesore, shtypni butonin aose zgjidhni në pjesën e sipërme djathtas të ekranit.

Kërkimi tek Treguesi

Shtypni butonin bose zgjidhni në pjesën e sipërme djathtas të ekranit për të shfaqur treguesin. Zgjidhni një fjalë për të shfaqur faqen që e përmban atë fjalë.