Lëvizja

Menyja e ekranit > Sistemi > Mbrojtje e ekranit nga djegia > Lëvizja

Kjo heq figurat e mbetura në ekran duke i ndriçuar të gjitha pikëzat në PDP sipas një motivi të caktuar. Përdoreni këtë kur ka figura ose simbole të mbetura në ekran, sidomos pasi është shfaqur ndonjë figurë e palëvizshme në ekran për një kohë të gjatë.

Funksioni i heqjes së figurës së mbetur duhet të ekzekutohet për rreth 1 orë për t'i hequr tërësisht ato. Nëse figura e mbetur nuk hiqet herën e parë, përsëriteni procesin.

Shtypni cilindo buton për ta anuluar këtë proces.

Gri anësore

Menyja e ekranit > Sistemi > Mbrojtje e ekranit nga djegia > Gri anësore

Kjo lejon përzgjedhjen e ngjyrave për shiritat anësorë që shfaq televizori kur madhësia e ekranit caktohet në 4:3. Ngjyra e parazgjedhur është grija.

Koha e mbrojtjes auto

Menyja e ekranit > Sistemi > Koha e mbrojtjes auto Provo tani

Zgjidhni një orë nga lista. Nëse në ekran shfaqet figurë e palëvizshme për kohën e përcaktuar, televizori aktivizon automatikisht funksionin Mbrojtja nga djegia e ekranit për të parandaluar mbetjen e hijezimeve. Kjo veçori ofrohet vetëm në televizorët LED.