Futja e tekstit duke përdorur bllokun e tasteve në ekran

Blloku i tasteve shfaqet në ekran kur ju duhet të futni tekst (futja e fjalëkalimit të rrjetit, identifikimi në llogarinë Samsung etj.), duke ju lejuar ta bëni këtë gjë me anë të telekomandës.

Futja e tekstit duke përdorur QWERTY bllokun e tasteve

Përdoreni bllokun e tasteve QWERTY ashtu siç do të përdornit tastierën normale. Thjesht zgjidhni shkronjat që dëshironi të futni.

Veçori shtesë

Zgjidhni ikonën në tastierë për të përdorur veçoritë e mëposhtme:

●● Gjuha

Zgjidhni një gjuhë nga lista.

●● Teksti i rekomanduar

Aktivizoni/çaktivizoni veçorinë e tekstit të rekomanduar. Aktivizimi i veçorisë së tekstit të rekomanduar shfaq rekomandime fjalësh bazuar në karakteret e futura. Për shembull, për të futur fjalën "Internet", gjithçka që duhet të bëni është të futni "In" dhe të zgjidhni fjalën "Internet" nga lista e fjalëve të rekomanduara.

●● Parashiko shkronjën tjetër

Aktivizoni/Çaktivizoni veçorinë e tekstit të parashikuar. Aktivizimi i veçorisë Parashikimi i tekstit eliminon nevojën për të gjetur dhe për të zgjedhur butona individuale karakteresh. Sidoqoftë, kjo veçori kufizohet në fjalët që janë shtuar paraprakisht në fjalor. Për shembull, për të futur fjalën "Internet", zgjidhni "I". Pastaj do të shfaqet fjala e parashikuar në anë të butonit I. Thjesht zgjidhni fjalën e parashikuar për të futur "Internet".