Rregullimi i cilësimeve të zërit

Menyja e ekranit > Ting. > Efekti i ting. Provo tani

Përdorni efekte zanore për të ndryshuar mënyrën e nxjerrjes së zërit nga televizori. Këto opsione disponohen vetëm kur Zgjedhje altopar. caktohet në Altopar. TV dhe Regj. ting. caktohet në Standard.

●● DTS TruSurround

Prodhon zë që ju bën të ndiheni sikur jeni ulur në kinema apo në sallë koncertesh. Provo tani

●● DTS TruDialog

Rrit intensitetin e zërit për të qartësuar dialogun. Provo tani

●● Barazues

Rregullon ekuilibrin e altoparlantëve dhe bën rregullime të gjerësisë së bandës. Zgjidhni Rivend. për të rivendosur cilësimet. Provo tani

Volumi auto

Menyja e ekranit > Ting. > Cilësimet e altoparlantit > Volumi auto Provo tani

Duke qenë se çdo stacion ka grupin e vet të kushteve të transmetimit, volumi mund të luhatet me ndryshimin e kanalit. Funksioni Volumi automatik rregullon automatikisht volumin e një kanali duke ngritur ose ulur daljen e zërit. Normale aplikon një rregullim volumi në nivel normal, ndërsa Natë aplikon një nivel volumi pak më të vogël se Normale dhe është ideal për shikim televizori në orët e natës. Për të përdorur komandën e volumit të pajisjeve të lidhura burim, çaktivizoni funksionin Volumi automatik. Kur përdorni funksionin Volumi automatik me një pajisje burim, komanda e volumit të pajisjes mund të mos funksionojë siç duhet.

Lloji i instal. të telev.

Menyja e ekranit > Ting. > Cilësimet e altoparlantit > Lloji i instal. të telev. Provo tani

Ky televizor mund të japë zë pak më të ndryshëm në varësi të mënyrës së instalimit. Zgjidhni ose Mbështetësja, ose Montim në mur.

Audio 3D

Menyja e ekranit > Ting. > Audio 3D Provo tani

Ky televizor mund ta bëjë zërin më përfshirës për ta përshtatur me videon 3D. Ndërkohë që shikoni video 3D, hapni menynë Ting., zgjidhni Audio 3D dhe më pas zgjidhni nivelin e zërit 3D.

Rivendosja e tingullit

Menyja e ekranit > Ting. > Rikthe tingull. Provo tani

Kjo rivendos të gjitha cilësimet e zërit në vlerat fillestare të fabrikës.