Cilësime shtesë të luajtjes së videos

●● Përsërit

Zgjidhni butonin Regj përsërit. në ekran. Ky ndryshon modalitetin e përsëritjes. Përsërit një përsërit vetëm skedarin aktual, ndërsa Përsërit tot përsërit të gjithë skedarët që ndodhen në dosje.

●● Madhësi figure

Zgjidhni butonin Madhësi figure dhe më pas zgjidhni madhësinë e figurës.

●● Rrotullo

Zgjidhni butonin Rrotullo për të rrotulluar videon aktuale 90 gradë në drejtim orar.

●● Marrësi

Zgjidhni butonin Marrësi dhe më pas ndizni marrësin AV.

●● Regjim figure

Zgjidhni butonin Cilësimet në ekran dhe më pas zgjidhni Regjim figure. Zgjidhni modalitetin e figurës.

●● Regj. ting.

Zgjidhni butonin Cilësimet në ekran dhe më pas zgjidhni Regj. ting.. Zgjidhni modalitetin e zërit.

●● Gjuha e audios

Zgjidhni butonin Cilësimet në ekran dhe më pas zgjidhni Gjuha e audios. Zgjidhni gjuhën e audios. Sidoqoftë, ky opsion disponohet vetëm me video që mbështesin disa formate audio në transmetim.

●● Informacion

Zgjidhni butonin Cilësimet në ekran dhe më pas zgjidhni Informacion për të parë informacion më të detajuar për videon aktuale.