Përditësimi automat.

Menyja e ekranit > Mbështet > Përditësimi i softuerit > Përditësimi automat. Provo tani

Ky opsion e përmirëson televizorin ndërkohë që është në modalitet pritjeje. Në modalitet pritjeje, televizori duket sikur është i fikur, por mund të hyjë ende në internet. Kjo i mundëson televizorit të përmirësohet automatikisht ndërkohë që nuk përdoret. Duke qenë se proceset e brendshme të televizorit janë në punë, ekrani mund të lëshojë dritë të kuqërreme të zbehtë dhe kjo mund të zgjasë për më shumë se 1 orë derisa të përfundojë shkarkimi i softuerit. Kontrolloni konfigurimin e rrjetit dhe lidhjen me internetin dhe më pas aktivizoni këtë opsion.

Cilësimet e përmirësimit në modalitet pritjeje

Specifikoni kur dëshironi që të ndodhë përmirësimi. Ky televizor mund të caktohet që të kontrollojë dhe të instalojë përditësime herë pas here. Zgjidhni një nga oraret e paracaktuara.

Menaxhoni kanalet satelitore (kur antena është caktuar në Satelit)

Menaxhoni shkarkimet e softuerëve nëpërmjet një kanali satelitor.

Modaliteti i përdorimit

Menyja e ekranit > Mbështet > Regj. i përdor. Provo tani

Zgjidhni modalitetin e përdorimit të televizorit. Nëse televizori juaj është vendosur padashur në Ruaj demo, mund ta ndryshoni modalitetin me këtë opsion. Ruaj demo duhet të përdoret vetëm në pika shitjeje. Me Ruaj demo, disa funksione janë të çaktivizuara dhe televizori rivendoset vetë automatikisht pas një kohe të caktuar.

Informacion mbështetës

Menyja e ekranit > Mbështet > Kontakto me Samsung Provo tani

Kontrolloni informacionin e mëposhtëm nëse televizori juaj nuk po funksionon siç duhet ose nëse ju duhet informacion për përmirësimin e softuerit. Seksioni i mëposhtëm përmban informacione të dobishme për produktin dhe udhëzime për marrjen e softuerit më të fundit.