Ndryshimi i kanaleve me anë të numrave

Kur shikoni televizor, prekni mbi vijën e ngritur në anën e majtë ose të djathtë të bllokut të prekjes për të hapur dritaren e vendosjes së numrave në ekran. Përdorni gishtin për të vendosur numrin e kanalit që dëshironi të shikoni. Numri i njohur shfaqet në ekran dhe televizori kalon në kanalin përkatës. Por ka gjasë që numri i vendosur të mos njihet siç duhet nga televizori. Drejtojuni udhëzuesit më poshtë për të garantuar njohjen e saktë të numrave.

Udhëzuesi i vendosjes së numrave

Drejtojuni skicave më poshtë kur vendosni vlera numerike. Televizori mund të mos i njohë numrat nëse nuk ndiqni hapat siç tregohen më poshtë.

Rregullimi i bllokut të prekjes

Menyja e ekranit > Sistemi > Menaxher pajis. > Cilësimet e Smart Touch Control > Ndjeshmëria e prekjes Provo tani

Përdoruesit mund të rregullojnë ndjeshmërinë e bllokut të prekjes së Smart Touch Control. Caktoni Ndjeshmëria e prekjes për të rregulluar ndjeshmërinë dhe për ta bërë më praktike në përdorim.

Tregoni gjendjen dhe tabelën e njoftimeve

Shtypni butonin MORE në Smart Touch Control dhe më pas zgjidhni STATUS në pultin virtual të komandimit për të shfaqur tabelën e gjendjes dhe të njoftimeve në krye të ekranit. Për më tepër informacion drejtojuni tabelës "Statusi dhe Njoftim".