Menyja e pajisjes Anynet+ (HDMI-CEC)

Pasi televizori ka kaluar në pajisjen e zgjedhur, mund të hyni në menynë e pajisjes me anë të telekomandës së televizorit. Zgjidhni butonin TOOLS në panelin e telekomandës virtuale ose në telekomandën e zakonshme për të shfaqur listën. Zgjidhni Anynet+ (HDMI-CEC)nga lista. Do të shfaqen opsionet e mëposhtme të pajisjes Anynet+. Opsionet e shfaqura të pajisjes Anynet+ mund të ndryshojnë në varësi të pajisjes së jashtme.

●● Shiko TV

Zgjidhni këtë për ta kaluar modalitetin e telekomandës në televizor.

●● Lista e pajis.

Shfaq një listë të pajisjeve Anynet+ (HDMI-CEC) të lidhura me televizorin. Për të ndryshuar pajisjen, zgjidhni një sipas dëshirës nga lista.

●● (Pajisja e lidhur) Meny

Shfaqni menynë e pajisjes së lidhur. Nëse pajisja e synuar është një lexues DVD, shfaqet menyja e DVD-së. ●● (Pajisja e lidhur) Veglat

Shfaqni listën e funksioneve të përdorura më shpesh që disponohen për pajisjen. Nëse pajisja e synuar është një lexues DVD, shfaqet menyja e luajtjes së DVD-së. Disa pajisje të jashtme mund të mos e mbështesin këtë opsion.

●● (Pajisja e lidhur) Meny tit.

Shfaqni menynë e titujve të pajisjes së lidhur. Nëse pajisja e synuar është një lexues DVD, shfaqet menyja e titujve të DVD-së. Disa pajisje të jashtme mund të mos e mbështesin këtë opsion.

●● Marrësi

Dëgjoni audio nga pajisja e jashtme e lidhur nëpërmjet marrësit AV, si sistemi i kinemasë në shtëpi në vend të altoparlantëve të televizorit. Ky opsion disponohet vetëm kur marrësi AV është i lidhur me televizorin. Menyja mund të mos shfaqet me marrës që mbështesin vetëm audio.

ARC

ARC-ja mundëson daljen e audios dixhitale me anë të kabllos HDMI. Sidoqoftë, ARC-ja disponohet vetëm me marrës AV që mbështesin ARC-në.

Për të përdorur ARC-në, aktivizojeni nga menyja e pajisjes Anynet+ (HDMI-CEC) Marrësi.