Rrjeti me valë

Lidhni televizorin me internetin me anë të një rrugëzuesi ose modemi standard.

Seritë LED 5300

Futni përshtatësin Samsung të LAN-it me valë (WIS09ABGNX, WIS12ABGNX) në një nga foletë USB të televizorit duke iu referuar ilustrimit. Televizori nuk mund të lidhet me internetin me valë pa këtë lidhje.

Përdorimi i përshtatësit të LAN-it me valë mund të shkaktojë mbetje të figurës ose interferencë të radios në disa kanale televizive. Në raste të tilla përdorni një nga metodat e mëposhtme:

●● Përdorni përshtatës të tipit vertikal të LAN-it me valë.

●● Lidhni përshtatësin e LAN-it me valë me një kabllo zgjatuese USB dhe futni spinën USB të kabllos në një nga foletë USB të televizorit. Instaloni përshtatësin e LAN-it me valë lart në pjesën e pasme të televizorit me anë të një ngjitëse dyanëshe.