Menaxhimi i aplikacioneve

Mund të personalizoni ekranin Apps e mia. Gjithashtu mund të menaxhoni aplikacionet e instaluara dhe të konfiguroni cilësimet e përditësimit të aplikacioneve.

Ndr. apl. e mia

Lëvizni aplikacionet tek Aplikacionet e mia. Shkoni tek ekrani Aplik. të tjera, zgjidhni Opsionet dhe më pas zgjidhni Ndr. apl. e mia. Mund të personalizoni ekranin Apps e mia.

Ndryshoni renditjen

Nga ekrani Ndr. apl. e mia zgjidhni aplikacionet që dëshironi të risistemoni, ndryshoni renditjen dhe më pas prekni mbi bllokun e prekjes ose butonin E.

Heqja e aplikacioneve

Hiqni aplikacionet e papërdorura nga lista e aplikacioneve Apps e mia". Aplikacionet e hequra lëvizen në listën e aplikacioneve të shkarkuara.

Nga ekrani Ndr. apl. e mia zgjidhni aplikacionet që dëshironi të hiqni dhe më pas lëvizini në rreshtin e parë ose të fundit të listës Apps e mia. Një shenjë "X" do të shfaqet në pjesën e sipërme ose të poshtme të ikonave të aplikacioneve të zgjedhura. Lëvizini aplikacionet në drejtimin e shenjës "X". Do të shfaqet një dritare. Zgjidhni Po nga dritarja e shfaqur për të hequr aplikacionet e zgjedhura nga lista Aplikacionet e mia.

Nga ekrani Ndr. apl. e mia zgjidhni Hiq të gjitha për të hequr të gjitha aplikacionet nga lista Apps e mia.

Shtimi i aplikacioneve

Aplikacionet që janë instaluar në televizor, por që nuk shfaqen në listën Apps e mia mund t'i shtohen listës.

Zgjidhni aplikacionet që dëshironi të shtoni nga lista e aplikacioneve të shkarkuara që gjendet në pjesën e sipërme të ekranit Ndr. apl. e mia. Aplikacionet e zgjedhura do t'i shtohen listës Apps e mia.