Aplikacione

Aplik. të tjera

"" Figura e shfaqur mund të ndryshojë në varësi të modelit.

Aplikacionet Samsung ofrojnë një koleksion të gjerë të përmbajtjeve falas dhe me pagesë të lajmeve, sporteve, motit dhe lojërave ku mund t'i shkarkoni dhe t'i shijoni direkt në televizor. Fillimisht kontrolloni rrjetin dhe sigurohuni që televizori të jetë i lidhur me internetin. Televizori duhet të jetë i lidhur me internetin që të përdoren aplikacionet.

Ky shërbim mund të mos disponohet në varësi të shtetit ose të rajonit.

Masat paraprake

●● Për shkak të karakteristikave të produktit të përfshira në Samsung Smart Hub si edhe për shkak të kufizimeve në përmbajtjen e disponueshme, disa veçori, aplikacione dhe shërbime mund të mos disponohen në të gjitha pajisjet ose në të gjitha territoret. Disa veçori të Smart Hub gjithashtu mund të kërkojnë pajisje periferike shtesë ose tarifa anëtarësimi. Vizitoni http://www.samsung.com për më tepër informacion në lidhje me informacionin për pajisje specifike dhe disponimin e përmbajtjes. Shërbimet dhe disponimi i përmbajtjes mund të ndryshohen pa njoftim paraprak.

●● Samsung Electronics nuk mban përgjegjësi ligjore për ndërprerjen e shërbimit Smart Hub të shkaktuar për cilëndo arsye nga ofruesi i shërbimit.

●● Shërbimet e aplikacioneve mund të ofrohen vetëm në anglisht dhe përmbajtja e disponueshme mund të ndryshojë, në varësi të zonës.

●● Për më tepër informacion për aplikacionet, vizitoni faqen e internetit të ofruesit të shërbimit të aplikueshëm.

●● Lidhja e paqëndrueshme e internetit mund të shkaktojë vonesa ose ndërprerje. Për më tepër, aplikacionet mund të përfundojnë automatikisht në varësi të gjendjes së rrjetit. Nëse ndodh diçka e tillë kontrolloni lidhjen me internetin dhe provoni sërish.

●● Përditësimet dhe shërbimet e aplikacionit mund të bëhen të padisponueshme.

●● Përmbajtja e aplikacionit i nënshtrohet ndryshimeve nga ofruesi i shërbimit pa njoftim paraprak. ●● Detajet e shërbimit mund të ndryshojnë në varësi të versionit të firmuerit të përdoruesit.

●● Metoda e përdorimit të aplikacionit mund të ndryshojë në versionet e ardhshme të aplikacionit. Nëse ndodh kështu, aktivizoni tutorialin e aplikacionit ose vizitoni faqen e internetit të ofruesit të shërbimit.