Lista e rekomandimeve të personalizuara

Nëse po e përdorni Filma dhe spektakle televizive për herë të parë ose nëse nuk jeni identifikuar në llogarinë Samsung, filmat dhe emisionet e reja dhe të njohura televizive do të shfaqen në listën Rekomandimi. Provoni listën e rekomandimeve të personalizuara, e cila bën rekomandime të personalizuara në bazë të materialeve të hapura nëpërmjet Filma dhe spektakle televizive.

Shikimi i materialeve

111

222

333

Zgjidhni një emision apo film Në ekran shfaqet informacion i detajuar rreth zgjedhjes suaj. Zgjidhni Shiko tani. Shfaqet një listë e aplikacioneve që ofrojnë materialin e zgjedhur.

Krahasoni çmimin, cilësinë e figurës, ofruesin, opsionet e marrjes me qira/blerjes dhe opsione të tjera

shikimi dhe zgjidhni aplikacionin që ju përshtatet më mirë. Shfaqet informacion i detajuar rreth aplikacionit të zgjedhur. Nëse aplikacioni i zgjedhur nuk është i instaluar në televizor, mund ta instaloni duke aktivizuar Samsung Apps.

444Blini materiale nga ekrani i informacionit të detajuar të aplikacionit dhe hapeni. Procedura konkrete e blerjes mund të ndryshojë në varësi të aplikacionit. Disa aplikacione mund të kërkojnë identifikim dhe/ose t'ju kërkojnë të jepni informacion rreth pagesës.

Kyçi i klasifikimit VOD

Menyja e ekranit > Funksionet Smart > Kyçi i klasifikimit VOD

Duke aktivizuar Kyçi i klasifikimit VOD dhe duke dhënë PIN-in do të mund të kufizoni hyrjen në materialet e blera bazuar në vlerësimin e tyre. Përdoreni këtë veçori për të parandaluar shikimin e materialeve të llojeve të caktuara nga fëmijët dhe të tjerët.

Të ndryshme

Nga ekrani i informacionit të detajuar mund të regjistroni artikullin si të preferuar, ta pëlqeni ose mos ta pëlqeni artikullin dhe madje dhe të ndani informacione rreth tij në shërbimet e rrjeteve sociale.