Lidhja Component

Referojuni diagramës dhe lidhni kabllon AV me foletë e hyrjes Component të televizorit dhe foletë e daljes Component të pajisjes. Sigurohuni që ngjyrat e kabllos përputhen me ngjyrat e folesë.

Lidhja AV

Referojuni diagramës dhe lidhni kabllon AV me foletë e hyrjes së jashtme të televizorit dhe foletë e daljes AV të pajisjes.

Nëse po përdorni foletë e hyrjes së jashtme të televizorit, lidhni kabllon video me folenë Y. Disa modele vijnë dhe me fole video. Në këtë rast, lidhni kabllon me folenë video.