Kodekët video

Kufizimet e tjera

Kodekët mund të mos funksionojnë siç duhet nëse ka ndonjë problem me të dhënat e materialeve. Materialet video nuk luhen ose nuk luhen saktë nëse ka gabim në material ose në kontejner.

Zëri ose videoja mund të mos funksionojnë nëse kanë shpejtësi standarde të biteve/shpejtësi standarde të kuadrove mbi klasifikimet e përputhshmërisë së televizorit.

Nëse tabela e treguesit është gabim, funksioni Kërko (Kërce) nuk punon.

Kur luhet video përmes një lidhjeje në rrjet, videoja mund të mos luhet shtruar për shkak të shpejtësive të transmetimit të të dhënave.

Disa pajisje USB/kamera dixhitale mund të mos përputhen me lexuesin.

Dekoduesit e videos

●● Mbështetin deri në H.264, niveli 4.1 (nuk mbështet FMO/ASO/RS) ●● VC1 AP L4 nuk mbështetet.

●● Të gjithë kodekët e videos, duke përjashtuar WMV v7, v8, MSMPEG4 v3, MVC dhe VP6: Nën 1280x720: 60 kuadro maks.

Mbi 1280x720: 30 kuadro maks. ●● GMC nuk mbështetet.

●● Mbështet SVAF vetëm lart/poshtë dhe majtas/djathtas. ●● Mbështet vetëm specifikimet MVC të Blu-ray/DVD.

Dekoduesit e audios

●● WMA 10 Pro mbështet deri në 5.1-kanalësh. Mbështet deri në profilin M2. (Duke përjashtuar modalitetin M0 LBR)

●● Audioja pa humbje WMA nuk mbështetet. ●● Vorbis mbështetet për deri në 2 kanale. ●● DD+ mbështetet për deri në 5.1-kanalësh.