Përdorimi i telekomandës universale

Smart Touch Control mund ta përdorni si telekomandë universale duke konfiguruar veçorinë e telekomandës universale për fole në të cilën është lidhur një pajisje e jashtme dhe duke dërguar sinjalet hyrëse drejt kësaj foleje.

Menaxhimi i pajisjeve të jashtme të regjistruara

Nga ekrani Konfig. telekom. univers., zgjidhni një pajisje të jashtme të regjistruar. Disponohen opsionet e mëposhtme:

●● Konfig. i burimit

Ndryshoni folenë e hyrjes së televizorit me të cilën është lidhur pajisja.

●● Fikje e sinkronizuar

Konfigurojeni pajisjen e jashtme që të fiket kur televizori është i fikur.

●● Riemërto

Riemërtoni pajisjen e jashtme të regjistruar (deri në 15 shkronja të gjatë).

●● Fshiji

Hiqni pajisjen e jashtme të regjistruar.