Kalimi midis burimeve të videos

Shtypni butonin SOURCE për të bërë kalimin midis pajisjeve të lidhura me televizorin.

Për shembull, për të kaluar te një konsolë lojërash të lidhur në bashkuesin e dytë HDMI, shtypni butonin SOURCE. Nga lista Burimi zgjidhni HDMI2. Emrat e folesë mund të ndryshojnë në varësi të produktit.

Zgjidhni TOOLS në pjesën e sipërme djathtas të ekranit Burimi për të përdorur funksionet e mëposhtme.

●● Informacion

Shikoni informacione të detajuara për pajisjet e lidhura.

●● Shto Emrin

Mund të redaktoni emrin e pajisjeve të lidhura me televizorin për të identifikuar më lehtë burimet e jashtme.

Për shembull, një kompjuter të lidhur në folenë HDMI (DVI) të televizorit nëpërmjet një kablloje HDMI, mund ta ndryshoni Shto Emrin PC.

Për shembull, një kompjuter të lidhur në folenë HDMI (DVI) të televizorit nëpërmjet një kablloje HDMI-DVI, ju mund ta ndryshoni Shto Emrin DVI PC.

Për shembull, një pajisje AV të lidhur në folenë HDMI (DVI) të televizorit nëpërmjet një kablloje HDMI-DVI, ju mund ta ndryshoni Shto Emrin Pajisjet DVI.

●● Rifreskim

Zgjidhni këtë nëse një pajisje e lidhur nuk shfaqet në listë. Nëse pajisja nuk shfaqet në listë edhe pas zgjedhjes së Rifreskim, kontrolloni gjendjen e lidhjes së pajisjes me televizorin.

●● Hiq USB-në

Hiqni pajisjen USB nga lista në mënyrë të sigurt. Ky funksion disponohet vetëm kur zgjidhet pajisje USB.

●● Konfig. telekom. univers.

Në mënyrë që të shtoni pajisje të jashtme për ta kontrolluar me anë të Touch Remote Control, shtypni butonin SOURCE dhe zgjidhni Konfig. telekom. univers. në pjesën e sipërme djathtas të ekranit. Me anë të telekomandës universale, përdoruesit mund të kontrollojnë pajisjet e jashtme të lidhura me televizorin, si p.sh. marrësin, lexuesin Blu-ray dhe marrësin AV.