Përdorimi i produktit si ekran kompjuteri (PC)

Hapja e cilësimeve të videos (sipas Windows 7)

Që produkti të punojë siç duhet si ekran kompjuteri, duhet të jepni cilësimet e sakta të videos.

"" Në varësi të versionit të Windows dhe të kartës grafike që keni, procedura në kompjuter mund jetë disi më e ndryshme nga procedura e paraqitur këtu.

"" Sidoqoftë, i njëjti informacion bazë vlen për shumicën e rasteve. (Nëse jo, kontaktoni me prodhuesin e kompjuterit ose shitësin e Samsung.)

"" Ky opsion disponohet vetëm në modelin LED 5400.

111Klikoni “Panelin e kontrollit” në menynë e nisjes të Windows.

222Klikoni “Paraqitja dhe temat” në dritaren “Paneli i kontrollit”. Do të shfaqet një dritare.

333Klikoni “Shfaq”. Do të shfaqet një dritare tjetër.

444Klikoni skedën “Cilësimet” në dritaren e ekranit.

––Në skedën "Cilësimet", caktoni rezolucionin e duhur (madhësinë e ekranit). Rezolucioni optimal për këtë produkt është 1920 x 1080.

––Nëse në dritaren e cilësimeve të ekranit gjendet opsioni i frekuencës vertikale, zgjidhni “60” ose “60 Hz”. Përndryshe, thjesht klikoni "OK" dhe dilni nga dritarja.