Timeshift

Timeshift regjistron përkohësisht programin aktual. Duke përdorur këtë veçori, përdoruesit mund të ndalojnë dhe të vazhdojnë transmetimin e një programi të drejtpërdrejtë dhe madje mund të lëvizin pas ose përpara për ta kontrolluar. Sidoqoftë, Timeshift disponohet vetëm për kanalet dixhitale. Për më tej, aktivizimi i funksionit Timeshift çaktivizon menynë Transmetimi.

Masat paraprake

●● Regjistrimet janë të mbrojtura me DRM dhe prandaj nuk mund të luhen në kompjuter ose në televizor tjetër. Për më tepër, këta skedarë nuk mund të luhen në televizor nëse zëvendësohet qarku i tij i videos.

●● Koha maksimale e lejuar për funksionin Timeshift është 90 minuta. ●● Funksioni Timeshift nuk disponohet për kanalet e bllokuara.

●● Rekomandohet disk USB me shpejtësi prej 5400 rpm e lart. Sidoqoftë, disqet USB të tipit RAID nuk mbështeten.

●● Test i perform. së pajisjes duhet të kryhet në pajisjen USB të lidhur me televizorin përpara se të përdoret funksioni Timeshift. Mund të përdorni funksionin Test i perform. së pajisjes duke zgjedhur TV e regjist. nga Në televizor ose Foto, video dhe muzikë.

●● Test i perform. së pajisjes duhet të kryhet në pajisjen ruajtëse USB të lidhur me televizorin përpara se të mund të përdoret funksioni Timeshift. Test i perform. së pajisjes mund të niset nga Menyja e ekranit > Smart Hub > Në televizor ose Foto, video dhe muzikë > TV e regjist..

●● Kapaciteti gjithsej i regjistrimit mund të ndryshojë në varësi të hapësirës së disponueshme të njësisë së diskut dhe të nivelit të cilësisë së regjistrimit.

●● Cilësimet e televizorit aplikohen kur luhen regjistrimet dhe kur përdoret funksioni Timeshift.

●● Lidhja e pajisjes USB që regjistron në televizor fshin automatikisht skedarët e Timeshift dhe të regjistrimit të cilët nuk janë ruajtur normalisht.

●● Funksioni Timeshift mund të mbyllet automatikisht pasi të kapë kapacitetin maksimal. ●● Funksioni Timeshift kërkon së paku 1,5 GB hapësirë të lirë në pajisjen ruajtëse USB.

●● Hapja e aplikacioneve, kalimi në kanale analoge dhe veprime të tjera që e kalojnë televizorin në gjendje që nuk mbështet funksionin Timeshift, e fikin automatikisht këtë funksion. Funksionimi i Timeshift rifillon nëse televizori kthehet në kanale dixhitale.