Lidhjet me pajisjen audio

Ky SMART TV ka një gamë të gjerë folesh për hyrje audio nga pajisje të tilla si amplifikatorët, lexuesit Blu-ray dhe lexuesit DVD. Për cilësi më të mirë të zërit do të ishte mirë të përdorej marrës AV.

●● Audio dixhitale (Optike)

●● ARC (Kanali i kthimit të audios)

Numri i foleve dhe emrat dhe vendndodhjet e tyre mund të ndryshojnë në varësi të modelit.

Kur lidhni një pajisje të jashtme, drejtojuni manualit të funksionimit të pajisjes. Numri i foleve të pajisjes së jashtme dhe emrat dhe vendndodhjet e tyre mund të ndryshojnë në varësi të prodhuesit.

Lidhja me audion dixhitale (Optike)

Referojuni diagramës dhe lidhni kabllon optike me folenë e daljes së audios dixhitale të televizorit dhe folenë e hyrjes së audios dixhitale të pajisjes.

Lidhja e pajisjes me anë të kabllos optike nuk i fik automatikisht altoparlantët e televizorit. Për të fikur altoparlantët e televizorit, hapni menynë Zgjedhje altopar. (Menyja e ekranit > Ting. > Cilësimet e altoparlantit > Zgjedhje altopar.), më pas caktoni Altoparlant i jashtëm.

Rregulloni volumin e pajisjes audio me anë të telekomandës.

Zhurma e pazakontë që vjen nga pajisja audio ndërkohë që është në përdorim mund të tregojë probleme me vetë pajisjen audio. Nëse ndodh kështu, kërkoni ndihmë nga prodhuesi i pajisjes audio.

Audio 5.1-kanalëshe për kanalet dixhitale disponohet vetëm me transmetimet që mbështesin audion 5.1-kanalëshe.