Konfigurimi i rrjetit me valë

Menyja e ekranit > Rrjeti > Cilësimet e rrjetit

Rrjeti

Statusi i rrjetit

 

Cilësimet e rrjetit

 

Wi-Fi Direkt

 

Cilësimet e AllShare

 

Emri pajisjes

[TV]Samsung LE...

"" Figura e shfaqur mund të ndryshojë në varësi të modelit.

Konfigurimi automatik i rrjetit me valë

Lidhni televizorin me internetin nëpërmjet një rrugëzuesi me valë. Kontrolloni kodin e sigurisë dhe SSID të rrugëzuesit me valë përpara se të provoni të lidheni. Kodi i sigurisë mund të gjendet në ekranin e konfigurimit të rrugëzuesit me valë.

111

222

Caktimi i Lloji i rrjetit Me valë shfaq automatikisht listën e rrjeteve me valë të disponueshme.

Zgjidhni rrjetin (SSID) me të cilin dëshironi të lidheni. Nëse rrugëzuesi i dëshiruar me valë nuk shfaqet në listë, zgjidhni Shto rrjetin dhe futni manualisht SSID-në e rrjetit.

333Futni kodin e sigurisë dhe zgjidhni Kryer. Nëse rrjeti i zgjedhur nuk e ka të aktivizuar sigurinë, televizori do të përpiqet të lidhet menjëherë.

444Televizori përpiqet të lidhet me rrjetin. Pas vendosjes së lidhjes shfaqet një mesazh konfirmimi. Zgjidhni OK për të vazhduar. Nëse përpjekja dështon, provoni përsëri ose lidhuni manualisht.