Llogaria Samsung

Menyja e ekranit > Funksionet Smart > Llogaria Samsung

Krijoni një llogari Samsung që të mund të shfrytëzoni më së miri gjithçka që ofron Smart Hub. Konfiguroni llogaritë për secilin anëtar të familjes që secili të mund të hapë llogaritë e veta në Facebook, Twitter etj. Gjithashtu do t'ju duhet dhe një llogari Samsung me kartë të regjistruar krediti nëse doni të shkarkoni aplikacione me pagesë dhe të blini apo të merrni filma me qira.

Llogaria Samsung

Hyr

Redakto profilin

Lidh llogaritë e shërbimit

Hiq llogaritë nga televizori

Krijoni llogari

Kushtet

Polit. e fsheh.

"" Figura e shfaqur mund të ndryshojë në varësi të modelit.

Krijimi i llogarisë Samsung

Menyja e ekranit > Funksionet Smart > Llogaria Samsung > Krijoni llogari > Krijo llogari Samsung

Nga ekrani i identifikimit, zgjidhni Krijoni llogari dhe më pas ndiqni udhëzimet ne ekran.

"" Pas krijimit të llogarisë Samsung do t'ju dërgohet një email konfirmimi në adresën e emailit që keni dhënë si ID. Hapni emailin e konfirmimit dhe klikoni butonin e konfirmimit për të përfunduar procesin e konfigurimit të llogarisë Samsung.

Krijimi i llogarisë Samsung nga llogaria Facebook

Menyja e ekranit > Funksionet Smart > Llogaria Samsung > Krijoni llogari > Krijo llogari Samsung me Facebook

Llogaria Facebook lehtëson krijimin e llogarisë Samsung. Kur llogaria Samsung krijohet nga llogari Facebook, kjo e dyta regjistrohet gjithashtu në televizor.

Kushtet, politika e fshehtësisë

Menyja e ekranit > Funksionet Smart > Llogaria Samsung > Kushtet / Polit. e fsheh.

Lexoni me kujdes kushtet për përdorimin e Llogaria Samsung dhe vendosni nëse bini dakord me to apo jo. Përdoruesit nuk mund ta përdorin plotësisht Llogaria Samsung nëse nuk bien dakord me to. Sidoqoftë, mund t'i shikoni të gjitha kushtet pasi të identifikoheni me llogarinë Samsung dhe mund ta përdorni atë pasi të keni rënë dakord me kushtet.