Luajtja e muzikës

Zgjidhni skedarin e muzikës nga lista ose shtypni për të luajtur muzikën. Për të ndaluar luajtjen e skedarit, shtypni

ose RETURN. Provo tani

Ndryshimi i modalitetit të shikimit

Në ekranin e listës së skedarëve zgjidhni Pamje në pjesën e sipërme djathtas të ekranit dhe zgjidhni një kategori. Lista e skedarëve renditet sipas kategorisë së zgjedhur.

Krijimi i listës së luajtjes

Nga lista Opsionet në krye të ekranit, zgjidhni Luaj të zgjedh., specifikoni të gjithë skedarët e muzikës që dëshironi të luani dhe më pas zgjidhni Luaj. Kjo krijon listën e leximit. Nëse lista shfaqet në modalitetin e pamjes së skedarëve, mund të zgjidhen vetëm skedarët që ndodhen në dosjen aktuale. Ndryshoni modalitetin e pamjes për të zgjedhur skedarë nga dosje të tjera.

Kërkimi i muzikës

●● Shtypni / . Kjo kontrollon skedarin me rritje prej 10 sekondash. ●● Shtypni . Kjo ndalon skedarin e muzikës që po luhet aktualisht.

Hapja e një skedari tjetër

●● Zgjidhni butonin /në ekran. ●● Zgjidhni një skedar nga lista.

Cilësime shtesë të luajtjes së muzikës

●● Përsërit

Zgjidhni butonin Përsërit në ekran. Ky ndryshon modalitetin e përsëritjes. Një këngë përsërit vetëm skedarin aktual, ndërsa Gj. përsërit të gjithë skedarët që ndodhen në listën e luajtjes.

●● Përziej

Zgjidhni butonin Përziej në ekran. Zgjidhni ndërmjet luajtjes normale dhe të rastësishme.

●● Marrësi

Zgjidhni butonin Marrësi dhe më pas ndizni marrësin AV.

●● Regj. ting.

Zgjidhni butonin Regj. ting. në ekran. Zgjidhni modalitetin e zërit.

●● Informacion

Zgjidhni butonin INFO në panelin e telekomandës virtuale nga lista e luajtjes për të parë informacion të detajuar rreth skedarit të zgjedhur.