Rekomandimet

Shtypni butonin RECOMM. / SEARCH dhe zgjidhni Rekomanduar nga lista e shfaqur në pjesën e poshtme të ekranit. Kjo tregon rekomandime për programin aktual/të planifikuar dhe për aplikacionet.

Zgjidhni nga lista një program që po transmetohet aktualisht për të kaluar te kanali përkatës ose një program që është planifikuar të transmetohet në mënyrë që të konfiguroni cilësimin e Planifiko shikimin ose të Planifiko regjistrimin. Për më tepër informacion drejtojuni "Informacion rreth programit të rekomanduar të planifikuar".

Zgjidhni një aplikacionin për t'u hapur. Nëse aplikacioni i zgjedhur nuk është i instaluar në televizor, do të hapet Samsung Apps. Për më tepër informacion drejtojuni "Samsung Apps".

Historia

Shtypni butonin RECOMM. / SEARCH (ose HISTORY/SEARCH) dhe zgjidhni Historia nga lista e shfaqur në pjesën e poshtme të ekranit. Kjo shfaq listën interaktive të kanaleve, materialeve media dhe aplikacioneve të hapura së fundmi.

Fshirja e të dhënave të historikut

Menyja e ekranit > Funksionet Smart > Hiq historikun e shikimeve > Historia

Mund të fshini informacionin e historikut rreth kanaleve, materialeve dhe aplikacioneve të hapura së fundmi.

Kërkimi

Shtypni dy herë butonin RECOMM. / SEARCH (ose HISTORY/SEARCH). Jepni kriterin e kërkimit për të kërkuar jo vetëm shumë aplikacione dhe materialet e tyre në televizor, por edhe në internet. Ky buton ndërron midis Rekomanduar dhe Kërkimi.