BD Wise

Menyja e ekranit > Sistemi > Përgjith. > BD Wise

Lidhja e lexuesit DVD, Blu-ray apo sistemit Samsung të kinemasë në shtëpi që mbështet BD Wise mundëson shikimin në ngjyrat më të pasura dhe cilësinë më të mirë të mundshme të figurës. Aktivizimi i BD Wise optimizon automatikisht rezolucionin e televizorit. Kjo veçori disponohet vetëm kur pajisja e jashtme lidhet me kallbo HDMI.

"" Ky funksion disponohet vetëm në serinë LED 6200 e lart.

Transparenca e menysë

Menyja e ekranit > Sistemi > Përgjith. > Transparenca e menysë Provo tani

Rregulloni transparencën e ekranit të menysë.

Kthimi i zërit

Menyja e ekranit > Sistemi > Përgjith. > Kthimi i zërit Provo tani

Rregulloni volumin e sinjalizuesit zanor ose çaktivizojeni tërësisht. Sinjalizuesi zanor është një tingull që luhet kur lëvizni fokusin apo kur bëni zgjedhje.

Bllokimi i panelit

Menyja e ekranit > Sistemi > Përgjith. > Bllokimi i Panelit Provo tani

Bllokoni ose zhbllokoni të gjithë tastet. Butonat e panelit gjenden në pjesën e pasme të televizorit dhe mund të përdoren për të zgjedhur opsionet, për të ndryshuar kanalin dhe për të rregulluar volumin.