e-Manual

Menyja e ekranit > Mbështet > e-Manual (Zgjidhja e problemeve)

Ky televizor përfshin manualin elektronik të integruar të përdorimit. Ai është një udhëzues gjithëpërfshirës mbi përdorimin e Samsung SMART TV. Për më tepër informacion drejtojuni "Shikimi i e-Manual".

Vetë-diagnostikim

Menyja e ekranit > Mbështet > Vetë-diagnostikim Provo tani

Televizori mund të vetëdiagnostikojë problemet që lidhen me figurën, zërin dhe sinjalin. Funksioni i vetëdiagnostikimit përbëhet nga opsionet e mëposhtme:

●● Testi i figurës ●● Test i ting.

●● Kontrolli i mjedisit të Kon. me lëvizje ●● Informacioni i sinjalit

●● Rivend.

Testi i figurës

Menyja e ekranit > Mbështet > Vetë-diagnostikim > Testi i figurës Provo tani

Testi i figurës shfaq një figurë me definicion të lartë për ta analizuar për të meta ose defekte.

Nëse figura e testimit nuk shfaqet ose nëse ka zhurmë ose deformim, televizori mund të ketë probleme. Kontaktoni qendrën telefonike të Samsung-ut për ndihmë. Nëse figura e testimit shfaqet siç duhet, mund të ketë probleme me pajisjen e jashtme. Ju lutemi, kontrolloni lidhjet. Nëse problemi vazhdon, kontrolloni fuqinë e sinjalit ose referojuni manualit të përdoruesit për pajisjen e jashtme.