Nuk mund të lidhet me rrjetin Provo tani

Kontrolloni si më poshtë:

111Kontrolloni Cilësimet IP.

222Futni kodin e duhur të sigurisë nëse kërkohet.

333Nëse kjo nuk funksionon, kontaktoni ofruesin e shërbimit të internetit për më shumë informacion.

Jeni lidhur me rrjetin lokal, por jo me internetin Provo tani

111

222

333

Sigurohuni që kablloja LAN e internetit të jetë e lidhur me portën LAN të jashtme të rrugëzuesit. Kontrolloni cilësimet DNS tekCilësimet IP.

Nëse problemi vazhdon, kontaktoni ofruesin e shërbimit të internetit.

Konfigurimi i rrjetit përfundoi, por nuk mund të lidhet me internetin Provo tani

Nëse problemi vazhdon, kontaktoni ofruesin e shërbimit të internetit.

Adresat IP dinamike kundrejt atyre statike

Nëse rrjeti kërkon adresë IP dinamike, përdorni modem apo rrugëzues ADSL që mbështet protokollin e konfigurimit dinamik të pritësit (DHCP). Modemët dhe rrugëzuesit që mbështesin DHCP-në japin automatikisht adresën IP, maskën e nënrrjetit, portëkalimin dhe vlerat DNS që i nevojiten televizorit për të hyrë në internet, që të mos të duhet të caktohen manualisht. Shumica e rrjeteve shtëpiake përdorin adresë IP dinamike.

Nëse rrjeti kërkon adresë IP statike, futni manualisht adresën IP, maskën e nënrrjetit, portëkalimin dhe vlerat DNS gjatë konfigurimit të lidhjes me rrjetin. Për të marrë adresën IP, maskën e nënrrjetit, portëkalimin dhe vlerat DNS, kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit të internetit (ISP).

Nëse rrjeti kërkon adresë IP statike, përdorni modem ADSL që mbështet DHCP-në. Modemët ADSL që mbështesin DHCP-në pranojnë edhe adresat IP statike.