Njohja e fytyrës

Përdoruesit mund të regjistrojnë fytyrat e tyre dhe të identifikohen në llogaritë e tyre Smart Hub me anë të njohjes së fytyrës. Vetëm një fytyrë mund të regjistrohet për një llogari. Në varësi të nivelit të ndriçimit të ambientit dhe ngjyrës së lëkurës së përdoruesit, televizori mund të ketë vështirësi në njohjen e fytyrës. Për më tepër informacion drejtojuni "Llogaria Samsung".

[[ Kur lidhni kamerën e televizorit me modelet e televizorëve Samsung të vitit 2013, sigurohuni që ta lidhni në folenë e përcaktuar USB të televizorit. Foletë e tjera USB nuk mbështeten për këtë qëllim.

Mjedisi i përdorimit

●● Përdoruesi duhet të qëndrojë midis 1,5 m dhe 4 m larg kamerës. Rrezja reale e njohjes mund të ndryshojë në varësi të këndit të kamerës dhe faktorëve të tjerë.

●● Ndriçimi i përshtatshëm i ambientit është nga 50 në 500 lux. (100 Lux: Në banjë, 400 Lux: Në dhomën e ndenjes)

●● Njohja e fytyrës mund të dallojë deri në 5 përdorues të ndryshëm njëkohësisht.

●● Televizori mund të ketë vështirësi në njohjen e binjakëve dhe të njerëzve me fytyra të ngjashme si persona të ndryshëm.

Vini re si më poshtë kur përdorni njohjen e fytyrës.

●● Mos e mbuloni fytyrën me kapele, syze apo flokë.

●● E gjithë fytyra e përdoruesit duhet të dallohet nga kamera. Shmangni hijet mbi fytyrë. Hijet pengojnë njohjen e saktë të fytyrës nga kamera.

●● Mbajeni shprehjen e fytyrës sa më neutrale. Përveç kësaj, mbajeni gojën të mbyllur, por në të njëjtën kohë sa më neutrale.

●● Shprehja e fytyrës kur identifikoheni në llogarinë Samsung duhet të jetë e njëjtë me shprehjen e fytyrës gjatë regjistrimit.