Rivendosja e Smart Hub

Menyja e ekranit > Funksionet Smart > Rivendos Smart Hub

Ofrohet mundësia që llogaritë Samsung dhe gjithçka e lidhur me to, duke përfshirë aplikacionet, të hiqen nga televizori. Jepni fjalëkalimin kur hapni këtë meny.

Për ta ripërdorur Smart Hub plotësisht pas rivendosjes, përdoruesve iu kërkohet të bien dakord me kushtet. Hapni menynë Sistemi, zgjidhni Konfig. dhe ndiqni procesin e konfigurimit fillestar.

Pas rivendosjes së Smart Hub, përpara se ta përdorni duhet të lexoni dhe të bini sërish dakord me marrëveshjen e shërbimit. Ekzekutoni sërish Konfig. (Menyja e ekranit > Sistemi > Konfig.).

Kërkimi

Përdoruesit mund të kërkojnë shumë aplikacione dhe materialet e tyre në televizor, si edhe në internet.

Kërkimi me fjalë kyçe

Shtypni butonin RECOMM. / SEARCH (ose HISTORY/SEARCH). Lista shfaqet në pjesën e poshtme të ekranit. Shtypni sërish butonin RECOMM. / SEARCH (ose HISTORY/SEARCH). Jepni kriterin e kërkimit duke përdorur tastierën që shfaqet në ekran dhe zgjidhni Kryer. Shfaqet lista e rezultateve të kërkimit. Zgjidhni elementin e dëshiruar nga lista e rezultateve të kërkimit. Shfaqet faqja e elementit të zgjedhur.

Caktimi i fushës së kërkimit

Shtypni ikonën në ekranin e rezultateve të kërkimit. Përdoruesit mund të konfigurojnë fushën e dëshiruar të kërkimit në listën e fushës.

Kur Rekomandimi i fjalëve kyç është e përzgjedhur dhe kur jepet kriteri i kërkimit, në pjesën e sipërme të tastierës në ekran shfaqen fjalë të sugjeruara.

Mod. sport

Menyja e ekranit > Funksionet Smart > Mod. sport Provo tani

Aktivizimi i modalitetit Sport për një shikim optimal të sporteve. Sidoqoftë, aktivizimi i modalitetit Sport çaktivizon opsionet e menysë së Figurë, Ting. dhe Transmetimi. Çaktivizimi i modalitetit Sport rikthen cilësimet e mëparshme të Figurë dhe Ting..