Dalja dixh. e zërit

Menyja e ekranit > Ting. > Cilësimet shtesë > Dalja dixh. e zërit Provo tani

Ky SMART TV mbështet SPDIF. Sony Philips Digital Interface (SPDIF) ofron dalje dixhitale të audios tek altoparlantët dhe pajisjet e ndryshme dixhitale, ku përfshihen marrësit A/V dhe kinematë në shtëpi. Kjo veçori redukton interferencën dhe deformimin e sinjalit.

●● Formati i audios

Zgjedh formatin e daljes së audios dixhitale (SPDIF). Formati i disponueshëm i daljes së audios dixhitale (SPDIF) mund të ndryshojë në varësi të burimit të hyrjes.

●● Vonesa audio

Ky cilësim mundëson rregullimin e mospërputhjeve midis audios dhe videos kur shikoni televizor apo dëgjoni audio nga pajisje audioje dixhitale. Aktivizimi i kësaj veçorie shfaq një shirit rrëshqitës që mund ta përdorni për të rregulluar vonesën deri në 250 ms.

Ngjeshja Dolby Digital

Menyja e ekranit > Ting. > Cilësimet shtesë > Ngjeshja Dolby Digital Provo tani

Disa programe televizive dixhitale ofrojnë audio 5.1-kanalëshe Dolby. Ky televizor konverton audion Dolby në audio të stereos në mënyrë që të mund ta luajë zërin me anë të altoparlantëve të televizorit. Mund të zgjidhet një nga dy mënyrat. RF është për zë më të mirë në volum më të ulët dhe Line është për volum më të lartë.

Lidhja e pajisjes audio Samsung

Menyja e ekranit > Ting. > Cilësimet e altoparlantit > Cilësimet SoundShare

Lidhni televizorin me një pajisje audio Samsung për zë më të pasur dhe më të qartë. Ky funksion disponohet për pajisje audio Samsung që mbështesin funksionin SoundShare.

Çiftoni pajisjen audio Samsung me anë të funksionit Bluetooth të televizorit. Për më shumë informacion rreth çiftimit, drejtojuni manualit të përdorimit të pajisjes audio Samsung.

"" Kjo veçori disponohet vetëm në serinë LED 6330 e lart.

●● Shto pajisje të re

Aktivizon/çaktivizon SoundShare. Sinjalet e lidhjes nga Pajisjet e reja nuk merren parasysh nëse caktohen në Joaktive.

●● Lista e pajisjeve audio Samsung

Shfaq një listë me pajisjet e çiftuara audio Samsung. Zgjidhni një pajisje për të shfaqur opsionet e menysë. Aktivizoni/çaktivizoni pajisjen audio ose hiqeni nga lista.