Mbrojtja dhe mirëmbajtja e ekranit

Sistemi

Konfig.

 

Gjuha e menysë

English

Ora

 

Menaxher pajis.

 

Zgjidhja eko

 

Koha e mbrojtjes auto

2 orë

Shërb. i dhënave

Çaktivizo

"" Figura e shfaqur mund të ndryshojë në varësi të modelit.

Ka disa funksione të integruara që ndihmojnë në mirëmbajtjen e televizorit përtej jetëgjatësisë së tij të parashikuar dhe që ulin konsumin e energjisë.

Zgjidhja eko

Menyja e ekranit > Sistemi > Zgjidhja eko Provo tani

Zgjidhja ekonomike rregullon nivelin e ndriçimit të televizorit dhe parandalon mbinxehjen për të reduktuar konsumin e përgjithshëm të energjisë.

●● Komanda 0,00 W

Kur ky është e aktivizuar, drita e treguesit në pjesën e poshtme të ekranit të televizorit do të fiket në modalitetin e pritjes. Ky opsion disponohet vetëm në modelin LED 6200/ LED 6270.

●● Kursim energjie

Zgjidhni një cilësim ndriçimi nga lista për të reduktuar konsumin e energjisë së televizorit. Provo tani

●● Sensori eko

Rregullon automatikisht shkallën e ndriçimit të televizorit sipas nivelit ndriçimit në mjedisin rrethues për të reduktuar konsumin elektrik të televizorit. Nëse Sensori i kursimit ka rregulluar shkallën e ndriçimit të ekranit, mund të rregulloni manualisht shkallën minimale të ndriçimit duke rregulluar Drita min. sfond ose Drita min qelizës (modelet që e kanë). Nëse është aktivizuar Sensori eko dhe nëse te menyja e Figurë ndryshohet vlera e Drita sfond ose Drita e qel. (modelet që e kanë), Sensori eko do të çaktivizohet automatikisht. Provo tani

●● Nuk ka sinjal energjie

Zgjidhni një orë nga lista. Nëse nuk merret sinjal për kohëzgjatjen e përcaktuar, televizori do ta ndërpresë automatikisht energjinë për të reduktuar konsumin e energjisë. Provo tani

●● Fikja automat.

Nëse televizori mbetet i ndezur për katër orë pa asnjë reagim nga përdoruesi, televizori fiket automatikisht për të parandaluar mbinxehjen. Provo tani