Lidhja e mausit

Menyja e ekranit > Sistemi > Menaxher pajis. > Cilësimet e mausit Provo tani

Lidhni mausin me televizorin dhe klikoni me butonin e djathtë të mausit për të shfaqur ekranin Shko te. Pastaj mund të përdorni menynë e ekranit, Smart Hub dhe funksione të tjera të televizorit duke përdorur mausin siç do të bënit në kompjuter.

Për të përdorur mausin USB, futni kordonin e mausit në portën USB të televizorit. Për të përdorur mausin Bluetooth, çiftojeni atë duke përdorur funksionin Bluetooth të televizorit.

●● Zgjidh mausin

Caktoni mausin që do të përdorni. Nuk mund të përdoret më shumë se një maus në të njëjtën kohë. Provo tani

●● Shtim maus Bluetooth

Shikoni listën e mausëve Bluetooth brenda rrezes. Zgjidhni mausin që dëshironi të përdorni.

"" Kjo veçori disponohet vetëm në serinë LED 6330 e lart.

●● Opsionet e mausit

Konfiguroni caktimin e butonave, shpejtësinë e treguesit dhe cilësime të tjera bazë të mausit. Provo tani

Përdorimi i mausit

●● Butoni i majtë: Zgjedh dhe aktivizon.

●● Butoni i djathtë: Shfaq ekranin Shko te, i cili përfshin opsione si Fikja, Ekrani i menysë, Smart Hub dhe Veglat.

●● Rrota e mausit: Lëvizni faqen e internetit lart ose poshtë.