Miniluajtësi

Kur shikoni fotografi me muzikë në sfond, muzika mund të komandohet. Zgjidhni Muzika në sfond nga butonat e komandimit në ekran dhe zgjidhni Miniluajtësi. Mund të ndaloni luajtjen ose të kaloni në këngën e mëparshme ose në atë vijuese.

Cilësime shtesë të luajtjes së fotove

●● Zmadh: Zgjidhni butonin Zmadh në ekran. Zmadhoni deri me 4 herë.

●● Rrotullo: Zgjidhni butonin Rrotullo në ekran. Ky e rrotullon foton aktuale 90 gradë në drejtim orar.

●● Marrësi: Zgjidhni butonin Marrësi dhe më pas ndizni marrësin AV.

●● Regjim figure: Zgjidhni butonin Cilësimet në ekran dhe më pas zgjidhni Regjim figure. Zgjidhni modalitetin e figurës.

●● Regj. ting.: Zgjidhni butonin Cilësimet në ekran dhe më pas zgjidhni Regj. ting.. Zgjidhni modalitetin e zërit. Sidoqoftë, ky opsion nuk disponohet ndërkohë që po luhet muzika në sfond.

●● Informacion: Zgjidhni butonin Cilësimet në ekran dhe më pas zgjidhni Informacion për të parë informacione të detajuara rreth videos aktuale.