Opsionet e figurës

Menyja e ekranit > Figurë > Opsionet e figurës Provo tani

Opsionet e figurës

Ton. i ngjyrës

Standard

Pamja e pastër dixhitale

Auto

Filtri i zhurmës MPEG

Auto

Nivel i zi HDMI

Ulët

Regjim filmi

Fik.

Motion Plus

Standard

Përmirës. i të zezës

Fik.

"" Figura e shfaqur mund të ndryshojë në varësi të modelit.

Përdorni funksionin Opsionet e figurës për të përmirësuar edhe më cilësinë e figurës. Kur lidheni me kompjuterin me anë të kabllos HDMI-DVI, përdoruesit mund të ndryshojnë vetëm Ton. i ngjyrës.

●● Ton. i ngjyrës

Rregullon tonalitetin e ngjyrës. Cilësimi aplikohet për çdo Regjim figure veç e veç. Kur ndryshohet Regjim figure cilësimi përkatës do të aplikohet automatikisht. Nëse Regjim figure është caktuar në Dinamik, përdoruesit mund të zgjedhin vetëm midis Fresk dhe Standard. Provo tani

●● Pamja e pastër dixhitale

Redukton zhurmën statike dhe hijet e shkaktuara nga sinjali i dobët. Shiriti i kaltër tregon sinjalin më të mirë të mundshëm.

Zgjedhja e Vizualizimi automatik shfaq fuqinë e sinjalit në ekran. Kjo veçori ofrohet vetëm në kanalet ATV.

Provo tani

●● Filtri i zhurmës MPEG

Redukton zhurmën e MPEG-ut dhe përmirëson cilësinë e videos. Provo tani

●● Nivel i zi HDMI

Kjo disponohet vetëm për hyrje video nëpërmjet kabllos HDMI. Përdorni këtë për të pakësuar mbetjen e figurës, e cila mund të ndodhë gjatë shikimit të videos nga një pajisje e jashtme. Zgjidhni një nga nivelet e të zezës. Provo tani

●● Regjim filmi

Optimizon cilësinë e figurës për filma. Zgjidhni modalitetin për shikimin e filmave. Kjo veçori disponohet vetëm kur shikoni televizor ose kur sinjali hyrës është AV, Component (480i / 1080i) ose HDMI (1080i). Provo

tani