Shikimi i videove

Zgjidhni Zgjedhjet e miqve ose Më të ndjekurat në pjesën e poshtme të ekranit të rrjeteve sociale për të shfaqur listën e videove. Zgjidhni një video nga lista për të parë informacionin e saj dhe më pas zgjidhni Luaj.

Profili i mikut

Zgjidhni Miq në pjesën e poshtme të ekranit Sociale për të shfaqur listën e miqve në Facebook dhe Twitter. Zgjidhni një mik nga lista. Shfaqet profili i mikut të zgjedhur që përmban informacionin bazë dhe publikimet e tij/saj.

Videotelefonimi i një miku

Zgjidhni Tel. video në pjesën e poshtme të ekranit Sociale. Kjo aktivizon Skype dhe shfaq listën e miqve. Zgjidhni një mik për ta telefonuar.

Filtrat

Identifikohuni në llogarinë Samsung për ta përdorur këtë funksion. Zgjidhni ose Zgjedhjet e miqve ose Miq dhe Tel. video në ekranin Sociale. Përdorni opsionin e filtrit në pjesën e sipërme të ekranit për të risistemuar listën. Zgjidhni një filtër. Sidoqoftë, ky opsion nuk mund të përdoret në listën e Më të ndjekurat.