Sistemi satelitor

Menyja e ekranit > Transmetimi > Cilësimet e kanalit > Sistemi satelitor Provo tani

Përpara se të kryhet kërkimi i kanaleve, duhet të konfigurohen një sërë cilësimesh të antenës satelitore për secilin satelit të dëshiruar.

Sistemi satelitor disponohet kur Antena caktohet në Satelit.

"" Shfaqet ekrani i futjes së PIN-it. Futni numrin 4-shifror të kodit PIN.

●● Zgjedhja e satelitit: Mund të zgjidhni satelitet për këtë televizor. Provo tani

●● Energjia LNB: Aktivizon ose çaktivizon korrentin për LNB-në. Provo tani

●● Cilësimet LNB: Konfiguron pajisjen e jashtme. Provo tani Satelit: Zgjedh satelitin për marrjen e transmetimeve dixhitale. Repetitor: Zgjedh një repetitor nga lista ose shton repetitor të ri. Regjimi DiSEqC: Zgjedh regjimin DiSEqC për LNB-në e zgjedhur.

Oscilatorët të ulët LNB: Cakton oshilatorët e LNB-së në frekuencë më të ulët.

Oshilatorët e sipërm LNB: Cakton oshilatorët e LNB-së në frekuencë më të lartë.

Ton. 22 kHz: Zgjedh tonin 22 kHz në varësi të llojit të LNB-së. Për LNB universale duhet të jetë Auto. ●● Cilës. e SatCR/Unicable: Konfiguroni instalimin me një kabllo. Provo tani

"" SatCR është shkurtimi i rrugëzuesit të kanaleve satelitore. "" Ky funksion mund të mos mbështetet në varësi të shtetit.

SatCR/Unicable: Aktivizon ose çaktivizon mbështetjen e instalimit me një kabllo.

Numri i folesë: Zgjidhni numrin e folesë të përdoruesit SatCR për këtë marrës.

Frekuenca e folesë: Futni frekuencën e duhur për të marrë sinjalin nga SatCR.

Zbulo frek. e folesë: Zbuloni automatikisht frekuencën e sinjalit për numrin e zgjedhur të folesë.

Verif. frek. e folesë: Verifikoni që frekuenca e futur i korrespondon folesë së zgjedhur.