Rilidhja e Smart Touch Control

Nëse ju duhet të rivendosni lidhjen midis televizorit dhe Smart Touch Control, shtypni butonin e çiftimit në pjesën e pasme të Smart Touch Control drejt marrësit në distancë të televizorit.

<Butoni i çiftimit të Smart Touch Control>

Butoni i çiftimit mund të gjendet duke hequr kapakun e baterive të Smart Touch Control. Shtypja e butonit të çiftimit rivendos automatikisht lidhjen midis telekomandës dhe televizorit.

Alarmi për bateri të shkarkuar

Nëse bateria shkarkohet plotësisht gjatë përdorimit të Smart Touch Control, dritarja e mëposhtme e alarmit do të pulsojë dhe do të shfaqet në pjesën e poshtme majtas të ekranit. Nëse shfaqet dritarja e alarmit, zëvendësoni bateritë e Smart Touch Control. Përdorni bateri alkaline për përdorim më të gjatë.

<Dritarja e alarmit për bateri të shkarkuar.>