Pasqyrimi i ekranit të pajisjeve celulare në televizor.

Ky televizor mund të shfaqë ekrane të pajisjeve celulare. Mund të përdorni veçoritë e mëposhtme për të hapur video, foto dhe skedarë muzikorë nga pajisjet celulare drejtpërdrejt në televizor.

●● Përdorni menynë Pasqyrimi i ekranit për të shfaqur ekranin e pajisjes celulare në televizor.

Pasqyrimi i ekranit

Menyja e ekranit > Rrjeti > Cilësimet e AllShare > Pasqyrimi i ekranit

Shfaq ekranet e pajisjeve celulare në televizor me anë të valëve. Sidoqoftë, Pasqyrimi i ekranit disponohet vetëm me pajisjet celulare që mbështesin AllShare Cast. Për më shumë informacion, vizitoni faqen e internetit të prodhuesit të pajisjes celulare.

Në varësi të gjendjes së rrjetit, mund të ndodhin humbje të sinjalit të ekranit ose zërit gjatë ekzekutimit të funksionit Pasqyrimi i ekranit.

"" Kjo veçori nuk disponohet në serinë 5300 LED.

Lidhja me pajisjen celulare

Ekzekutoni funksionin Pasqyrimi i ekranit (Menyja e ekranit > Rrjeti > Cilësimet e AllShare > Pasqyrimi i ekranit). Në të kundërt, shtypni butonin SOURCE dhe zgjidhni Pasqyrimi i ekranit nga lista e burimeve. Pas ekzekutimit të Pasqyrimi i ekranit, ekzekutoni funksionin e pasqyrimit në pajisjen celulare. Televizori do të lidhet me pajisjen celulare dhe përdoruesi mund të shohë në televizor ekranin e pajisjes së lidhur celulare.