Foto, video dhe muzikë

Foto, video dhe muzikë

Fotot

Videot

Muzikë

TV e regjist.

Gjithë materialet

"" Figura e shfaqur mund të ndryshojë në varësi të modelit.

Hapni Smart Hub dhe zgjidhni Foto, video dhe muzikë.

Shijoni skedarë fotosh, videosh dhe muzike nga një pajisje e jashtme ruajtjeje direkt në televizor. Ruani kopje rezervë të skedarëve të rëndësishëm përpara se të lidhni pajisjen e jashtme të ruajtjes me televizorin. Samsung nuk do të mbajë përgjegjësi për skedarë të dëmtuar ose të humbur.

"" Ky shërbim mund të mos disponohet në varësi të shtetit ose të rajonit.

"" Kur përdorni mausin për të lëvizur te ekrani i mëparshëm, klikoni pjesën e sipërme majtas të ekranit.

Kufizimet

●● Mbështet vetëm pajisje USB MSC (Kategori e ruajtjes masive). MSC është emërtim kategorie për pajisjet e ruajtjes masive. Llojet e pajisjeve MSC përfshijnë disqe të jashtme, lexues të kartave të memories dhe kamera dixhitale. (Habet USB nuk janë të mbështetura.) Këto lloje pajisjesh duhet të lidhen direkt me folenë USB të televizorit. Televizori mund të mos e njohë pajisjen USB ose mund të mos lexojë skedarët në pajisje nëse ajo është lidhur me televizorin nëpërmjet kabllos zgjatuese USB. Mos e shkëpusni pajisjen USB gjatë transferimit të skedarëve.

●● Kur lidhni diskun e jashtëm, përdorni folenë USB (HDD). Ju rekomandojmë të përdorni disk të jashtëm me ushqyesin e vet të rrymës.

●● Disa fotoaparate dixhitale dhe pajisje audio mund të mos përputhen me televizorin.

●● Nëse ka disa pajisje USB të lidhura, televizori mund të mos njohë disa prej tyre ose asnjërën. Pajisjet USB që përdorin ushqim me energji të lartë (500 mA ose 5 V) mund të mos mbështeten.

●● Sistemet e mbështetura të skedarëve janë FAT, exFAT dhe NTFS.

●● Renditja e skedarëve sipas modalitetit të pamjes së skedarëve mund të shfaqë deri në 1000 skedarë për dosje.

Sidoqoftë nëse pajisja USB përfshin më shumë se 8000 skedarë dhe dosje, disa skedarë dhe dosje mund të mos jenë të aksesueshëm.

●● Modaliteti i lidhjes PTP ofrohet në mënyrë të plotë vetëm me kamerat dixhitale. Celularët inteligjentë apo tabletat mund të mos njihen kur lidhen në televizor me modalitetin PTP.