MASAT PARAPRAKE PËR SIGURINË

Udhëzimet e mëposhtme të sigurisë jepen për të garantuar sigurinë tuaj personale dhe për të parandaluar dëmtimin e pronës. Ju lutemi t'i lexoni ato për të garantuar përdorimin e duhur të produktit.

●● Mos e vendosni produktin në një vend të ekspozuar ndaj dritës së drejtpërdrejtë të diellit, nxehtësisë, zjarrit ose të ujit. Kjo mund të rezultojë në keqfunksionim të produktit ose në zjarr.

●● Mos ushtroni forcë mbi lentet e syzeve 3D. Mos e rrëzoni ose mos e përthyeni produktin. Kjo mund të rezultojë në keqfunksionim të produktit.

●● Përdorni vetëm bateritë e përcaktuara standarde. Kur ndërroni bateritë, futeni baterinë në mënyrë që polariteti i saj (+, –) të jetë i saktë. Nëse nuk i vendosni në këtë mënyrë mund të dëmtoni baterinë ose mund të shkaktoni zjarr, lëndim personal ose dëmtim të mjedisit për shkak të rrjedhjes së lëngut nga bateria.

●● Baterinë e përdorur mbajeni larg fëmijëve në mënyrë që të mos e gëlltisin aksidentalisht. Nëse fëmija ka gëlltitur baterinë, konsultohuni menjëherë me mjekun.

●● Kur të pastroni produktin mos spërkatni ujë ose pastrues drejtpërdrejt mbi sipërfaqen e produktit. Spërkatja e syzeve me ujë ose pastrues mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike, dëmtim të sipërfaqes së produktit ose mund të shkaktojë lirimin e etiketave treguese në sipërfaqen e produktit.

●● Mos përdorni kimikate që përmbajnë alkool, solucione ose surfaktantë ose kimikate si dylli, benzeni, holluesit, larguesit e mushkonjave, lubrifikuesit ose substancat pastruese. Këto mund të shkaktojnë çngjyrosje ose plasaritje të sipërfaqes së produktit, si dhe lirimin e etiketave treguese në sipërfaqen e produktit.

●● Meqë sipërfaqja dhe lentet e produktit mund të gërvishten lehtë, sigurohuni që të përdorni leckë të pastër e të butë kur ta pastroni, në mënyrë që të shmangni gërvishtjen e secilës. Meqenëse produkti mund të gërvishtet nëse ka materiale të huaja mbi leckë, sigurohuni që ta shkundni mirë pluhurin përpara se të përdorni leckën.

●● Asnjëherë mos i çmontoni, riparoni ose modifikoni vetë syzet 3D. Mos i përdorni syzet kur janë të prishura ose të thyera.

●● Kur vendosni syzet 3D bëni kujdes të mos lëndoni sytë me skajet e skeletit.