Identifikimi

Menyja e ekranit > Funksionet Smart > Llogaria Samsung > Hyr

Përdorni llogarinë Samsung për t'u identifikuar në Smart Hub. Jepni ID-në dhe fjalëkalimin dhe më pas zgjidhni Hyr.

Opsioni Mbaje mend fjalëkalimin ju lejon të identifikoheni pa futur çdo herë fjalëkalimin. Kontrolloni këtë opsion për ta aktivizuar. Kontrolloni opsionin Më fut automatikisht nëse dëshironi të identifikoheni automatikisht në Smart Hub.

Nëse keni harruar fjalëkalimin, zgjidhni Rivendos fjalëkal. për të marrë udhëzimet për rivendosjen e fjalëkalimit nëpërmjet emailit.

Lidhja e llogarisë Samsung me llogari të tjera

Menyja e ekranit > Funksionet Smart > Llogaria Samsung > Lidh llogaritë e shërbimit

Lidhja e llogarisë Samsung me llogari të tjera mundëson identifikimin automatik në llogaritë e lidhura të shërbimit kur identifikoheni në llogarinë Samsung. Për shembull, mund të shkarkoni aplikacionin Facebook dhe të lidhni llogarinë tuaj Facebook me llogarinë Samsung. Identifikimi në llogarinë Samsung, gjithashtu ju identifikon automatikisht në llogarinë Facebook.

Identifikohuni në llogarinë Samsung dhe zgjidhni Lidh llogarinë e shërbimit për të parë listën e aplikacioneve që kërkojnë informacion identifikimi.

●● Regjistro llogari shërb.: Zgjidhni aplikacionin, zgjidhni Regjistr. dhe më pas jepni ID-në dhe fjalëkalimin.

●● Redakto: Llogaria e regjistruar mund të ndryshohet. Zgjidhni aplikacionin, zgjidhni Redakto, dhe futni ID-në dhe fjalëkalimin për llogarinë e re.

●● Hiq: Zgjidhni aplikacionin ku është regjistruar llogaria dhe më pas zgjidhni Çregjistrohu.

Menaxhimi i llogarive

Menyja e ekranit > Funksionet Smart > Llogaria Samsung

Me anë të menysë Llogaria Samsung mund të menaxhoni llogarinë Samsung. Mund ta përdorni këtë funksion pasi të lidheni me llogarinë Samsung.

●● Redakto profilin: Mund të ndryshoni informacionin bazë të përdoruesit dhe të regjistroni foton dhe informacionin e kartës së kreditit.

●● Hiq llogaritë nga televizori: Llogaria Samsung e përdorur për t'u identifikuar në Smart Hub ruhet automatikisht në televizor. Mund ta fshini informacionin e llogarisë nga llogaritë e ruajtura në televizor.