Smart Hub

Menyja e ekranit > Funksionet Smart > Hap Smart Hub Provo tani

Smart Hub është sistemi qendror i Smart TV të Samsung. Ai e bën televizorin një qendër argëtimi për shumë qëllime. Me anë të Smart Hub, shikuesit mund të lundrojnë në internet, shkarkojnë aplikacione dhe të qëndrojnë në kontakt me familjen dhe miqtë nëpërmjet shërbimeve të rrjetit social. Për më tepër, mund të hapni skedarë Foto, video dhe muzikë të ruajtur në pajisjet e jashtme ruajtëse.

Shtypni për të aktivizuar Smart Hub. Zgjidhni një shërbim me anë të ikonave të shfaqura në pjesën e sipërme të ekranit.

●● Sociale

Shikoni videot më të fundit në YouTube dhe postimet tuaja video si dhe të miqve tuaj në Facebook dhe Twitter. Gjithashtu mund të kryeni videotelefonata me miqtë me anë të kamerës së televizorit (shitet veçmas).

●● Aplikacione

Samsung Apps ofrojnë një koleksion të gjerë falas dhe me pagesë të materialeve nga lajmet, sporti, moti dhe lojërat, të cilat mund t'i shkarkoni dhe t'i shfrytëzoni drejtpërdrejt në televizor.

●● Në televizor

(Në varësi të shtetit)

Kontrolloni renditjen e programeve që po transmetohen aktualisht dhe që janë planifikuar për t'u transmetuar me antenë dhe shikoni programet e regjistruara televizive.

●● Filma dhe spektakle televizive

(Në varësi të shtetit)

Blini dhe shikoni filma dhe shfaqje televizive pa pasur nevojë për pajisje të jashtme të veçantë.

●● Foto, video dhe muzikë

Luani skedarë Foto, video dhe muzikë nga pajisja e jashtme ruajtëse ose shikoni video të regjistruara. Përdorni ose për të ndryshuar ekranet Smart Hub.

Marrëveshjet e kërkuara për përdorimin e Smart Hub

Menyja e ekranit > Funksionet Smart > Kushtet dhe politika

Lexoni me kujdes kushtet për përdorimin Smart Hub dhe vendosni nëse bini dakord me to apo jo. Përdoruesit nuk mund ta përdorin plotësisht Smart Hub nëse nuk bien dakord me to.