Gatimi inteligjent

Gatimi inteligjent

Byrek me mollë

Përbërësit • Brumi: 275 g miell, 1/2 lugë gjelle kripë, 125 g sheqer të bardhë pluhur, 8 g sheqer me vanilje, 175 g gjalpë i ngrirë, 1 vezë (e rrahur)

Mbushja: 750 g mollë të plota të forta, 1 lugë gjelle lëng limoni, 40 g sheqer, 1/2 lugë gjelle kanellë, 50 g rrush i thatë pa fara, 2 lugë gjelle thërrime buke

Udhëzimet Sitni miellin me kripën mbi një tas të madh. Sitni sheqerin pluhur dhe sheqerin me vanilje me të. Pritni me 2 thika në kuba të vegjël gjalpin në miell. Shtoni 3/4 e vezës së rrahur. Përziejini të gjithë përbërësit në frulator derisa të shfaqet një masë që mund të thërrmohet. Formoni brumin me duar dhe mblidheni top. Mbështilleni me qese plastike dhe lëreni të ftohet për rreth 30 minuta. Lyeni me yndyrë tepsinë në formë spiraleje (diametër 24-26 cm) dhe spërkatni sipërfaqen me miell. Hapni 3/4 e brumit deri në një trashësi 5 mm. Vendoseni në tepsi (në pjesën e poshtme dhe në anë).

Qëroni mollët dhe hiqni pjesën e mesit. Pritini në kuba rreth

3/4 x 3/4 cm. Spërkatni mollët me lëng limoni dhe përziejini mirë. Lani dhe thani stafidhet dhe rrushin e thatë. Shtoni sheqer, kanellë, rrush të thatë dhe stafidhet. Përziejini mirë dhe spërkatni pjesën e poshtme të brumit me thërrime buke. Ngjisheni lehtë.

Hapni pjesën e mbetur të brumit. Priteni brumin në rripa të hollë dhe vendosini tërthorazi në mbushje. Lyeni byrekun njëtrajtësisht me pjesën e mbetur të vezës së rrahur.

36  Shqip

Lakror Lorene

Përbërësit • Brumi: 200 g miell i zakonshëm, 80 g gjalpë, 1 vezë

Mbushja: 75 g pastërma pa yndyrë në kuba, 125 ml krem,

125 g salcë kosi, 2 vezë të rrahura, 100 g djathë i grirë zviceran, kripë dhe piper

Udhëzimet Për të përgatitur brumin, vendosni miellin, gjalpin dhe vezën në një tas dhe përziejini sa të formohet brumë i zbutur, më pas vendoseni në frigorifer për 30 minuta. Hapni brumin në petë dhe vendoseni në një enë qeramike të lyer me yndyrë për lakror (diametër 25 cm). Shponi pjesën e poshtme me pirun. Përzini vezën, kremin, salcën e kosit, djathin, kripën dhe piperin. Hidheni përzierjen te brumi menjëherë përpara pjekjes.

Copëza frutash

Përbërësit • Shtresa e sipërme: 200 g miell, 100 g gjalpë, 100 g sheqer, 2 g kripë, 2 g pluhur kanelle

Frutat: 600 g fruta të përziera

Udhëzimet Përzini të gjithë përbërësit derisa të arrihet një masë e thërrmueshme për të përgatitur shtresën e sipërme. Shpërndani frutat e përziera në një enë furre dhe spërkatni masën e thërrmueshme.

NV75K5571RS_OL_DG68-00740A-01_BG+HR+MK+RO+SQ+SR+SL+EN.indb 36

2016-12-19 ￿￿ 10:49:30

Page 228
Image 228
Samsung NV75K5571RS/EG, NV75K5571RS/OL manual Gatimi inteligjent