Mirëmbajtja

Mirëmbajtja

Pastrim

VINI RE

Sigurohuni që furra dhe aksesorët të jenë ftohur përpara pastrimit.

Mos përdorni agjentë gërryes pastrimi, furça të ashpra, tel enësh apo leckë të ashpër, fije metalike, thika apo materiale të tjera gërryese.

Pjesa e brendshme e furrës

Për të pastruar pjesën e brendshme të furrës, përdorni një leckë të pastër dhe një solucion delikat pastrimi ose ujë të ngrohtë me sapun.

Mos e pastroni me dorë gominën e derës.

Për të shmangur dëmtimin e sipërfaqeve të emaluara, përdorni vetëm pastrues standardë furre.

Për të hequr njollat e forta, përdorni një pastrues të posaçëm për furrën.

Pjesa e jashtme e furrës

Për të pastruar pjesën e jashtme të furrës, si p.sh. derën e furrës, dorezën dhe ekranin, përdorni një leckë të pastër dhe një detergjent delikat pastrimi ose ujë të ngrohtë me sapun dhe thajini me letër kuzhine ose peshqir të thatë.

Yndyra dhe papastërtitë mund të mbeten, veçanërisht përreth dorezës për shkak të ajrit të nxehtë që del nga brenda furrës. Rekomandohet pastrimi i dorezës pas çdo përdorimi.

Aksesorët

Pastrojini aksesorët pas çdo përdorimi dhe thajini me leckë kuzhine. Për të pastruar papastërtitë e forta, futini në ujë të ngrohtë me sapun aksesorët e përdorur për rreth 30 min përpara larjes.

Sipërfaqe e emaluar katalitike (vetëm për modelet që e kanë)

Pjesët e lëvizshme janë të mbështjella me emal katalitik me ngjyrë gri të errët.

Ato mund të ndoten nga vaji dhe stërpikjet e yndyrës nga qarkullimi i ajrit përgjatë ngrohje konveksioni. Megjithatë, këto papastërti digjen në temperaturë furre prej 200 °C e lart.

1.Hiqni të gjithë aksesorët nga furra.

2.Pastroni pjesën e brendshme të furrës.

3.Zgjidhni modalitetin Konveksion me temperaturë maksimale dhe kryejeni ciklin për një orë.

38  Shqip

Dera

Mos e hiqni derën e furrës, përveçse për qëllime pastrimi. Për të hequr derën për pastrim, ndiqni këto udhëzime.

VINI RE

Dera e furrës është e rëndë.

1.Hapni derën dhe me një goditje të lehtë

hapni kapëset në të dyja menteshat.

2.Mbylleni derën afërsisht 70°. Mbani me të dyja duart derën e furrës nga anët, ngrijeni dhe tërhiqeni lart derisa të hiqen menteshat.

3.Pastroni derën me ujë me sapun dhe me një leckë të pastër.

4.Pasi të keni përfunduar, ndiqni hapat

1-2 në rend të anasjelltë për të riinstaluar derën. Sigurohuni që kapëset të jenë varur

në të dyja anët.

NV75K5571RS_OL_DG68-00740A-01_BG+HR+MK+RO+SQ+SR+SL+EN.indb 38

2016-12-19 ￿￿ 10:49:31

Page 230
Image 230
Samsung NV75K5571RS/EG, NV75K5571RS/OL manual Mirëmbajtja, Pastrim