Gatimi inteligjent

Veprimet

Kohëmatësi

Kohëmatësi ju ndihmon të kontrolloni kohën ose kohëzgjatjen e punës gjatë gatimit.

1.Shtypni .

2.Rrotulloni graduesin e vlerave për të

caktuar orën dhe më pas shtypni OK. Mund të caktoni një kohë prej maksimumi 23 orë e 59 minutash.

SHËNIM

Kur ora e caktuar ka kaluar, dëgjohet sinjali akustik i furrës dhe në ekran pulson mesazhi "00:00".

Cilësimet e kohëmatësit mund t'i ndryshoni në çdo kohë.

Tingulli aktiv/joaktiv

Për të heshtur tingëllimin, prekni dhe mbani për 3 sekonda dritën e furrës.

• Për ta rikthyer tingëllimin, prekeni dhe mbajeni sërish për 3 sekonda.

24  Shqip

Gatimi inteligjent

Gatimi manual

PARALAJMËRIM për akrilamidën

Akrilamida që prodhohet gjatë pjekjes së ushqimeve që përmbajnë niseshte,

si patatinat, patatet e skuqura dhe buka mund të shkaktojë probleme shëndetësore. Rekomandohet që këto ushqime të gatuhen në temperatura të ulëta dhe të shmanget mbipjekja, tharja e tepërt ose djegia e tyre.

SHËNIM

Nëse nuk specifikohet ndryshe në udhëzimet e gatimit, për të gjitha modalitetet e gatimit rekomandohet ngrohja paraprake.

Gjatë përdorimit të funksionit Skara ekonomike, vendoseni ushqimin në qendër të tavës shtesë.

Këshilla për aksesorët

Furra vjen me një numër të ndryshëm ose lloje të ndryshme aksesorësh. Mund të vini re që disa prej aksesorëve nuk paraqiten në tabelën e mëposhtme. Megjithatë, edhe nëse nuk ju ofrohen aksesorët e specifikuar në këto udhëzime gatimi, mund të përdorni aksesorët që keni dhe të arrini të njëjtat rezultate.

Tava e pjekjes dhe tava universale mund të përdoren në vend të njëra-tjetrës.

Gjatë gatimit të ushqimeve me yndyrë, rekomandohet vendosja e një tave poshtë skarës me tela për të mbledhur yndyrën e tepërt. Nëse ju është dhënë aksesori i skarës me tela, mund ta përdorni bashkë me tavën.

Nëse ju është dhënë tava universale ose tava ekstra e thellë apo të dyja, për gatimin e ushqimeve me yndyrë rekomandohet të përdoret tava më e thellë.

NV75K5571RS_OL_DG68-00740A-01_BG+HR+MK+RO+SQ+SR+SL+EN.indb 24

2016-12-19 ￿￿ 10:49:29

Page 216
Image 216
Samsung NV75K5571RS/EG Gatimi inteligjent, Kohëmatësi, Tingulli aktiv/joaktiv, Gatimi manual, Këshilla për aksesorët