10 Drita e furrës

Shtypeni për të ndezur ose fikur dritën e brendshme. Drita

 

e furrës ndizet automatikisht kur hapet dera ose kur furra

 

nis të punojë. Ajo fiket automatikisht pas një periudhe

 

kohe pa aktivitet, në mënyrë që të kursehet energji.

11Bllokimi për fëmijët Bllokimi për fëmijët çaktivizon të gjitha komandat për të parandaluar aksidentet. Por mund ta fikni duke rrotulluar graduesin e modaliteteve në joaktiv.

Shtypeni dhe mbajeni për 3 sekonda për ta aktivizuar ose shtypeni dhe mbajeni sërish për 3 sekonda për të çaktivizuar bllokimin në panelin e kontrollit.

12Graduesi i vlerave Përdorni graduesin e vlerave për të:

Caktuar kohën ose temperaturën e gatimit.

Zgjedhur një nënartikull nga menytë e nivelit të sipërm: Pastrim, Gatim automatik, Funksion i posaçëm ose Pjekje.

Zgjedhur madhësinë e racionit për programet e gatimit automatik.

SHËNIM

Prekja e ekranit duke mbajtur doreza plastike ose doreza furre mund të mos funksionojë siç duhet.

Cilësimet e zakonshme

Temperatura standarde dhe/ose koha standarde e gatimit mund të ndryshohen për të gjitha modalitetet e gatimit. Ndiqni hapat në vijim për të rregulluar temperaturën dhe/ ose kohën e gatimit për modalitetin e zgjedhur të gatimit.

Temperatura

1.Rrotulloni graduesin e modaliteteve për të

zgjedhur një modalitet ose funksion.

Do të shfaqet temperatura e standarde e secilës zgjedhje.

2.Rrotulloni graduesin e vlerave për të

caktuar temperaturën e dëshiruar.

3.Shtypni OK për të konfirmuar ndryshimet.

SHËNIM

Nëse nuk zgjidhni cilësime të tjera brenda disa sekondave, furra fillon të gatuajë automatikisht me cilësimet standarde.

Për të ndryshuar temperaturën e caktuar, shtypni butonin dhe ndiqni hapat e mësipërm.

Temperatura e saktë brenda furrës mund të matet me një termometër të autorizuar dhe me mënyrën e përcaktuar nga një institucion i autorizuar.

Përdorimi i termometrave të tjerë mund të shkaktojë gabim matjeje.

Shqip  13

Veprimet

NV75K5571RS_OL_DG68-00740A-01_BG+HR+MK+RO+SQ+SR+SL+EN.indb 13

2016-12-19 ￿￿ 10:49:25

Page 205
Image 205
Samsung NV75K5571RS/OL Cilësimet e zakonshme, Drita e furrës, Furrës ndizet automatikisht kur hapet dera ose kur furra