Instalimi

Udhëzimet e sigurisë

Eliminimi i duhur i këtij produkti

(pajisje elektrike dhe elektronike për t'u flakur)

Kjo shenjë që shfaqet në produkt, pajisjet shtesë ose literaturë, tregon se produkti dhe pajisjet e tij elektronike shtesë (p.sh. ngarkuesi, kufjet, kablloja USB) nuk duhet të hidhen së bashku me mbeturinat e tjera shtëpiake në fund të jetës së tyre të punës. Për të parandaluar një dëm të mundshëm ndaj mjedisit ose shëndetit njerëzor nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ju lutemi ndajini këto pajisje nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini ato në mënyrë të përgjegjshme për të promovuar ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.

Përdoruesit në shtëpi duhet të kontaktojnë ose shitësin me pakicë ku e blenë këtë produkt ose zyrën e pushtetit vendor të tyre për hollësi se ku dhe si mund t'i dërgojnë këto pajisje për riciklim të sigurt mjedisor.

Përdoruesit e biznesit duhet të kontaktojnë furnitorin e tyre dhe të kontrollojnë kushtet dhe afatet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe pajisjet e tij shtesë elektronike nuk duhet të përzihen me mbeturina të tjera tregtare për eliminim.

Për informacion mbi zotimet mjedisore të "Samsung" dhe detyrimet rregullatore specifike për produktin, p.sh. "REACH", vizitoni: samsung.com/uk/aboutsamsung/samsungelectronics/corporatecitizenship/data_corner.html

Funksioni automatik i kursimit të energjisë

Kur pajisja është në punë, nëse nuk jepni asnjë komandë për njëfarë kohe, do të ndalojë dhe do të kalojë në gjendje pritjeje.

Drita: Gjatë procesit të gatimit, mund ta fikni llambën e furrës duke shtypur butonin e dritës së furrës. Për kursim të energjisë, drita e furrës do të fiket pak minuta pas fillimit të programit të gatimit.

6  Shqip

Instalimi

VINI RE

Furra duhet të instalohet nga një teknik i kualifikuar. Instaluesi është përgjegjës për lidhjen e furrës me rrjetin elektrik, duke zbatuar rregulloret përkatëse të sigurisë së zonës suaj.

Çfarë përfshihet

Sigurohuni që në paketimin e produktit të jenë përfshirë të gjitha pjesët dhe aksesorët. Nëse keni probleme me furrën apo aksesorët, kontaktoni shitësin ose qendrën lokale të shërbimit "Samsung".

Pamje përgjithshme e furrës

01

02

03

01 Paneli i kontrollit

02 Doreza e derës

03 Dera

NV75K5571RS_OL_DG68-00740A-01_BG+HR+MK+RO+SQ+SR+SL+EN.indb 6

 

 

2016-12-19 ￿￿ 10:49:22